VIDEO/ Muçi është makthi i Partizanin! Festë si fitore, mbyllet me dramë derbi

LIVE, Partizani-Tirana 1-1, Kordeiro 76’/ Muci 90’+2′

Nuk ka fitues në këtë derbi. Partizani dhe Tirana e mbyllin në paqe me barazimin 1-1. Fillimisht Uilliam Kordeiro kaloi në festë “të kuqtë” në minutën e 76- të takimit. Një ndeshje që dukej se do të kthente kryeqytetin të kuq. Por loja përfundon kur vërshëllen arbitri dhe këtë e tregoi qartë Tirana. Ishte makthi i Partizanit, Ernest Muçi, ai që shpëtoi bardheblutë nga humbja në minutat shtesë.

Në derbin e parë do të shtonte turpin për demat e kuq me atë supergol nga goditja e dënimit, ndërsa këtë herë tregon se ka një nuhatje goli fantastike. Edhe pse pak minuta në fushën e lojës, ishte ai që zgjidhi gjithçka. Një festë si të ishte fitore në kampin bardheblu, që mbyll kështu me dramë këtë supersfidë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Telushi, Broja, Kordeiro, Solomon, Bardhi, Braun

Tirana: Lika, Doka, Vangjeli, Muca, Hoxhallari, Batha, Celhaka, Torasa, Kobina, Kale, Ngo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *