VIDEO | “Mos më prek shëmtirë”, mediet spanjolle zbulojnë debatin në “El Clásico”

0

Rivaliteti midis Barcelonës dhe Real Madrid është krejt i veçantë në botën e futbollit. Na ka ndodhur shpesh që të shikojmë episode tensioni në këtë ndeshje, sidomos në kohën kur Zhoze Murinjo ishte në krye të “Los Blancos”. Gjërat janë zbutur tashmë, por ka ende momente kur tensioni rikthehet.

Një i tillë ndodhi dhe në përballjen e kaluar midis Luis Suarez dhe të riut madrilen Serxho Reguilon. Mëngjarashi i Realit filloi të kapej me fjalë me uruguaianin, i cili është një ndër ato lojtarë që i mirëpret ngacmimet e kundërshtarëve. Një televizion spanjoll ka zbuluar fjalët ndërmjet të dyve me anë të teknikës së leximit të buzëve.

Reguilon: Mos më prek, mos më prek! E di çfarë shëmtire që je a e di çfarë shëmtire je. Hej çfarë the ti (i drejtohet Mesit), plesht çfarë fole ma thuaj tani

Më pas Suarez fillon të tallet me Reguilon duke i imituar me ironi momentin ku ai shpërtheu në lot pas humbjes 3 – 0 në takimin e Kupës së Mbretit të zhvilluar vetëm pak ditë më parë. Natyrisht kuptohet që uruguaiani është një “ujk i vjetër” përsa i përket anës së pistë së futbollit dhe acarime të këtij lloji nuk kan si t’i bëjnë përshtypje atij.

Suarez duke ngacmuar Reguilon
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.