VIDEO | Monterrei kampion në Concacaf, festimi i trajnerit është spektakolar

Champions League mbylli një natë më parë përballjet e para të gjysmëfinaleve, ndërsa përtej Oqeanit, Championsi i Concacaf (ku përfshihet Amerika qendrore dhe veriore, si dhe Karabibet), zhvilloi finalen e kthimit, ku u shpall dhe kampioni.

Monterrei ka mposhtur rivalin e përjetshëm Tigresin në finale, me rezultatin e përgjithshëm 2-1. Pasi triumfuan në transfertë 0-1, Monterreit i mjaftoi një barazim 1-1 në sfidën e luajtur pas mesnate për të fituar titullin dhe për t’u kurorëzuar kampion i Championsit të Concacaf.

Festa ishte e çmendur kudo, si në shkallët e stadiumit, po ashtu dhe në fushë, ku ai që vodhi vëmendjen e të gjithëve ishte trajneri i vendasve, Antonio Mohamed. Festa e këtij të fundit ishte e jashtëzakonshme dhe spektakolare, ku mjafton t’i hedhësh një sy videove për ta kuptuar, pasi komenti do të ishte i tepërt…

Monterrey fans doing the “wave” @ SCCL2019 Final from r/soccer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *