Video | Monako e nis me hap pretendenti, Falkao &Co të pamëshirshëm

Monako e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer këtë sezon të ri në kampionatin francez. Skuadra nga Monako ka mposhtur me rezultatin 3-1 Nantën në një transfertë që në letër dukej shumë i vështirë, por fusha e lojës tregoi krejt të kundërtën.

Vendasit e filluan ndeshjen mjaft mirë, por nuk arritën të mbanin të njëjtin ritëm për 90 minuta. Pjesa e dytë foli vetëm për skuadrën nga Principata që gjeti golin e avantazhit në minutën e 68’ me anë të portugezit Roni Lopez.

Lojtarët e Nantës u hodhën të gjithë në sulm, në përpjekje për të barazuar rezultatin, por kjo u kushtoi rëndë, pasi Monako arriti t’i ndëshkonte dhe dy herë të tjera me dy kundërsulme “vrastare” që u finalizuan nga Jovetiç dhe Falkao. Në minutat e fundit të takimit, vendasit gjetën golin e nderit me anë të sulmuesit argjentinas Emiliano Sala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *