VIDEO | Momente tmerri për Ozil, Kolashinac e mbron nga grabitësit e armatosur

0

Mesut Ozil ra pre e një grabitjeje të ndodhur ditën e sotme në Londrën veriore. Futbollisti turk ndodhej në makinë duke udhëtuar së bashku me mbrojtësin bosnjak Sead Kolashinaç, kur disa grabitës me motor dhe të pajisur me armë të ftohta u kanë bërë pritë.

Një video që po bën xhiron e internetit është ajo e Sean Kolashiac, kur ky i fundit i vërsulet grabitësve edhe pse krejtësisht i paarmatosur.

Në fotot e siguruara në mediet angleze shikohet teksa Ozil bisedon me policët pak minuta pas grabitjes. “Daily Mail” raporton se futbollisti ia mbathi nga makina dhe vrapoi drejt një restoranti të njohur turk, ku njihte thuajse të gjithë stafin. Kamerierët dhe punonjësit e tjerë të lokalit dolën në ndihmë të dy futbollistëve dhe detyruan grabitësit t’ia mbathin nga skena e krimit.

 

Kolashinac duke u ndeshur me grabitësit
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.