VIDEO | Modriç me “magnet në këmbë”, shijoni lëvizjen fantastike!

Reali i Madridit e nisi me fitore kompeticionin e Botërorit të klubeve, duke mposhtur japonezët e Kashimës me rezultatin 3-1 në gjysmëfinale. Heroi i takimit ishte Garet Bejl, i cili shënoi një trigolësh për ekipin madrilien.

Përpara fillimit të ndeshjes, lojtarët po kryenin nxehjen si zakonisht, ndërsa Luka Modriç kryen një gjest të lartë teknik. Mesfushori, i cili u shpall dhe fitues i “Topit të Artë”, ka stopuar një top në mënyrë të pabesueshme.

Kroati ka shumë talent dhe inteligjencë në këmbët e tij dhe një gjë e tillë dallohet lehtësisht dhe në pamjet e videos së mëposhtme. Reali do të përballet me Al Ain në finalen e madhe të shtunën në orën 17:30 dhe djemtë e Solarit do të bëjnë të pamundurën për ta mbyllur me trofe vitin, për të lënë pas krahëve krizën e sezonit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *