(VIDEO) Mjafton Rodriguez, Milani rikthehet me fitore në Europë!

0

Nga një Rikardo (Kaka shënoi golin e fundit në Europë, ne 2014) në një… Rikardo (Rodriguez realizoi sot). Milani kthehet në Europë pas tre vjetësh (1400 ditësh gati) dhe menjëherë me një fitore, edhe pse shumë të vuajtur. Në Kraiovë të Rumanisë, në një stadium të mbushur plot e përplot, si në një finale Champions. Futboll korriku, i çuditshëm, por që vlen, pasi me fitoren 0-1 me golin e Rikardo Rodrigezit, afrohet play-off.

Për vendësit, vetëm një rast për t’u pasur parasysh, te mrekullia e Donarumës në pjesën e parë, me një gjuajtje qendrore, ndërsa i riu Kutrone u ndal nga shtylla pingule në mënyrë të çuditshme. Sakaq, megjithatë, ashtu sikurse e kishte parashikuar edhe Montela, kuqezinjtë fizikisht s’kanë qenë në forme dhe djemtë e Manxhias kanë vrapuar më shumë, pasi për ata ka nisur kampionati.

Duke iu kthyer golit, ai ka ardhur nga blerja e dytë pas Musakios, këtë sezon: Rikardo Rodriguez. Një goditje dënimi me një top të harkuar që përfundon në rrjetën e Kraiovës, ndërsa portiere u shqetësua nga kuqezinjtë përpara tij. Në pjesën e dytë, pak raste për Milanin, që ndjehu lodhjen, por në fund shtrëngoi dhëmbët dhe mbajti 0-1, në pritje të kthimit në “San Siro”, aty ku do të jenë minimalisht 50 mijë për të ndjekur këtë sfidë…

0              1

KRAIOVA-MILAN

Shënues: / Rodrigez 44’

KRAIOVA: Kalançea; Dimitrov (Roman 81’), Spahija, Keliç, Briçeag; Zlatinski; Vagenin, Mitrita (Barbut 77’), Rosi (Mateu 71’), Banku; Baluta. Tr.: Maxhia

MILAN: Donaruma; Abate (Konti 73’), Zapata, Musakio, Rodriguez; Kesie, Montolivo, Bonaventura; Borini (Andre Silva 66’), Kutrone (Antoneli 81’), Niang. Tr.: Montela

Gjyqtar: Halis Ezkahya (Turqi)

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here