VIDEO | Mjafton një gol i Imerit, Shkëndija “shkelmon” Vardarin dhe sheh titullin

0

Një gol i Omar Imerit i ka dhuruar fitoren Shkëndijës përballë Vardarit dhe ka lumturuar “Ballistët” dhe tifozërinë kuqezi të ekipit nga Tetova.

Ky trepikësh konfirmon Shkëndijën në vendin e parë dhe tashmë diferenca me Vardarin e vendit të dytë ka shkuar 8 pikë. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë shumë të bukur dhe stadiumi “shpërtheu” në minutën e 23-të. Aksion i gjatë i vendasve, që konkretizohet me golin e Imerit.

Shkëndija ruajti avantazhin deri në fund të ndeshjes, duke hedhur një hap të madh drejt titullit kampion. Në ndeshjet e tjera të ekipeve shqiptare, Shkupi dhe Renova siguruan nga një pikë në minutat shtesë.

Ekipi kryeqytetas barazoi në minutën e nëntë shtesë në transfertën përballë Sileksit me rezultatin 2-2, ndërsa dhe Renova siguroi një pikë në fund, duke barazuar në transfertë përballë Rabotniçkit me penalltinë e Mishkovskit.

Shkëndija-Vardar 1-0
(Imeri 23′)

Sileks-Shkupi 2-2
(Georgiev 20′, Rajkoviç 40′ / Kocev (aut) 76′, Veliu 90+9′)

Rabotniçki-Renova 1-1
(Petkovski 45′ / Mishkovski 90+2′)

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.