VIDEO | “Miti” Warriors drejt rënies, Raptors pranë historisë

Toronto Raptors pranë historisë, pasi ka fituar ndeshjen e katërt me Golden State Warriors dhe është vetëm një fitore larg titullit në NBA. Kanadezët triumfuan në “Game 4” me rezultatin 92-105. Kampionët në fuqi e nisën mirë, duke shënuar 6 pikë më shumë në periodën e dytë. Raptors reaguan, duke e ngushtuar diferencën në katër pikë.

Perioda e tretë ishte vendimtare, pasi Leonard&Co. arritën të shënonin 16 pikë më shumë dhe në periodën e katërt ishte e pamundur që Warriors të bënin mrekullinë. Raptors janë favoritë tashmë për titullin, pasi 2 nga tre ndeshjet e programuara të zhvillohen luhen në fushën e tyre.

Kawhi Leonard bëri sërish një super ndeshje, teksa shënoi 36 pikë, asistoi dy herë dhe rikuperoi 12 topa në tabelë. Serge Ibaka me 20 pikë, si dhe Pascal Siakam me 19, arritën të jepnin një kontribut të vyer në këtë triumf. Stephen Curry (27 pikë, 6 asiste, 4 rikuperime) dhe Klay Thompson (28 pikë, 2 asiste, 3 rikuperime) u munduan të bënin diçka për Warriors, por pa sukses.

NBA FINALJA – GAME 4
Golden State Warriors-Toronto Raptors 92-105 (1-3)
(23-17; 23-25; 21-37; 25-26)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *