VIDEO | “Misioni remuntada” përmbushet me sukses, Barça kalon në gjysmëfinale

Barcelona kalon eliminon Sevijën dhe kalon në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit, falë fitores së thellë me rezultatin 6 – 1. Andaluzianët kishin fituar takimin e parë 2 – 0 dhe shanset për të kaluar më tej nuk ishin të pakta, por në “Camp Nou”, katalanasit dominuan në mënyrë të frikshme.

Në 90 minutëshin e sotëm shkëlqyen të gjithë lojtarët e Barcelonës. Felipe Kutinjo u rikthye të shënojë pas thuajse tre muajsh, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën dhe Rakitiç e Sergi Roberto. Në limite të takimit, nuk munguan as golat e  Luis Suarez dhe Lionel Mesit.

“Pleshti” shënoi golin e gjashtë të takimit në limitet e kohës shtesë dhe mban në jetë ecurinë e golave radhazi, duke regjistruar ndeshjen e tetë rresht që tund rrejtën e kundërshtarëve.

Barcelona 6 – 1
Kutinjo 13’ 53’, Rakitiç 31’, Roberto 54’, Suarez 87’, Mesi 92 / Arana 67′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *