VIDEO/ “Mirësevini te Dortmundi”/ Jo tifoz për teatër, Halandi “shurdhohet” nga ulërimat pas golit

Dortmundi është cilësuar si skuadra që ka tifozerinë më të mirë në Europë dhe më besnike, ndërsa me një statistikë të fundit, ishte ekipi që kishte më tepër tifozë në stadium gjatë ndeshjeve të zhvilluara deri tani.

Këtu nuk po flasim për sportdashës që e vëzhgojnë futbollin si në teatër, një pamje që ofrohet edhe në Angli. Por këtu flitet për tifozët më të zjarrtë, që këndojnë për 90 minuta, ua bëjnë jetën më të vështirë kundërshtarit, por japin edhe spektakël me banderolat e tyre.

Simboli i flamurit të Gjermanisë, stema e klubit të Dortmundit dhe objekte të tjera në 3D janë hapur para ndeshjes me Frankfurtin. Ndërsa takimi është duke u zhvilluar dhe jemi në minutat e fundit, në rezultatin 4-0, tifozët kanë shpërthyer pas një tjetër goli të Haland, me ulërimat e zjarrta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *