VIDEO/ Milot Rashica shënon në Bundesligë, ia dedikon golin Shqipërisë dhe momenteve dramatike

Milot Rashica ka arritur të realizojë në Bundesligë, ndërsa Werder Bremeni po fiton me rezultatin 0-1 ndaj Wolfsburgut. Në minutën e 15 të takimit ka ardhur edhe një penallti me VAR në favor të Werderit, atje ku sulmuesi shqiptar nuk ka gabuar për ta dërguar topin në rrjetë.

Menjëherë më pas ka ardhur edhe një dedikim me shqiponjë, për t’ia lënë vendin e festës Shqipërisë dhe momenteve dramatike që po kalon vendi ynë nga tërmetet. Në fakt Rashica është solidarizuar edhe më herët në këtë traumë tonën, ndërsa festa me shqiponjë pas një goli të shënuar në “Bundesligë” e kishim parë rrallëherë. /Sport Ekspres/