VIDEO/ Milano i përket “Zotit”, e veçanta kur Ibrahimoviç nuk shënoi ndaj Interit

Milani është duke dominuar ndaj Interit dhe duke fituar me rezultatin 0-2. Fillimisht ishte Rebiç që shënoi në minutën e 40, pas një pasimi fantastik të Ibrahimoviç dhe gabimit të Padelit.

Një e veçantë në këtë realizim ishte se të gjithë shkuan të gëzojnë te Ibrahimoviç dhe jo te autori i golit, Rebiç. Por 5 minuta më vonë, do të ishte sulmuesi suedez që dërgoi topin në rrjetë. Milan apo Inter? Për momentin, Milano i përket…”Zotit”(Ibrahimoviç). /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *