VIDEO | Milani zbavitet me Dudelanzhin, por nuk është kualifikuar ende

Milani ka marrë një fitore me mjaft vlerë ndaj skuadrës së Dudëlanzhit në shifrat 5-2. Skuadra e Gatuzos e gjeti golin në minutën e 21-të me anë të Kutrones, duke krijuar iluzionin se do të ishte një takim i thjeshtë, por mysafirët nga Luksemburgu barazuan shifrat vetëm 6 minuta para fundit të pjesës së parë.

U shokuan kuqezinjtë, kur Dudëlanzhi gjeti golin e avantazhit në fillimin e fraksionit të dytë, aq sa u desh një autogol për të vënë ekuilibrin në ndeshje. Nuk mund të rezistonte  më shumë ekipi, i cili ka befasuar mjaftueshëm deri tani, pasi Milani e gjeti dhe tre herë rrugën e rrjetës në më pak se 12 minuta.

Një ndeshje e ndërlikuar, kur nuk duhet të ishte aspak e tillë. Në fund një fitore me shumë vlerë, por që i mban në ankth italianët, të cilët duhet të mos dalin pa pikë në Greqi pas dy javës, nëse duan që të avancojnë më tej në Europa League.

Betisi ka mundur minimalisht Olimpiakosin. Grekët do të bëjnë çmos ndaj Milanit, dhe pritshmëritë për takimin e fundit janë shumë të mëdha. Spanjollët kaluan në fazën tjetër pas suksesit të sotëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *