(VIDEO) Milani “rindez motorët” dhe shpëton Montelën!

0

Duhej një fitore për të rikthyer qetësinë dhe larguar hijet e shkarkimit për Vinçenco Montelën dhe kuqezinjtë e Milanit e kanë arritur duke mposhtur 2-0 skuadrën e Sasuolos, që këtë sezon është duke u paraqitur mjaft keq. Kanë mjaftuar golat e Romanjolit dhe Susos për t’i dhënë sigurinë e pankinës, të paktën edhe për disa kohë, deri në testin e radhës, trajnerit Montela.

Pas humbjes me Juventusin, kuqezinjtë reagojnë dhe, ashtu si kishin bërë në Verona ndaj Kievos, mundin skuadrën romanjole, duke shkuar në kuotën e 19 pikëve në renditjen e kampionatit dhe duke shkuar në vend të shtatë në renditje, 9 pikë larg vendit të katërt, edhe pse Lacio ka një ndeshje më pak, atë përballë Udinezes, që nuk u zhvillua për shkak të shiut.

Një ndeshje, ajo në “Mapei Stadium”, që ka parë kuqezinjtë të kujdesshëm, duke goditur në momentin e duhur. Shumë pak rreziqe në anët e Donarumës, që është detyruar të bëjë një pritje që në fillim dhe më pas vetëm disa dalje të guximshme. E mirë edhe paraqitja e Bonuçit dhe Montolivos.

Më pas, djemtë e Montelës kanë nisur të prodhojnë raste, sidomos në dhjetë minutat e fundit, ku pas mrekullisë së portierit vendas, te goditja me kokë e Kaliniçit, ka qenë Romanjoli ai që ka realizuar një gol me kokë, duke kërcyer mbi portierin kundërshtar. Sakaq, kuqezinjtë në pjesën e dytë kanë pasur shumë shanse të tjera për të shënuar, deri sa Suso ka qenë ai që është “ndezur” në momentin e duhur: krosim i Bonuçit perfekt për këmbët e spanjollit, që pasi ka ndërmarrë një inkursion, ka bërë driblimin tashmë të zakonshëm, duke u kthyer me të djathtën dhe goditur fort: topi në rrjetë dhe 2-0 për Milanin.

Më pas, raste të tjera me Bonuçin dhe Kaliniçit kanë ardhur, por fitorja mund të mjaftojë edhe me këto shifra. Pas dy javësh, përballja me Napolin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image