VIDEO: Milani nuk ka më asnjë ide, Lacio shkon në finale!

0

Një Milan mediokër është eliminuar nga Kupa e Italisë, duke humbur në San Siro kundër Lacios dhe duke marrë një tjetër goditje të rëndë në një fundsezoni të tmerrshëm.

Pas barazimit 0-0 në Romë, Milanit i duhej fitorja për të shkuar në finale dhe shpresa ishte që ashtu si në kampionat këtë muaj, fati të ishte sërish kuqezi.

Në të vërtetë, Lacio nuk i la asgjë fatit dhe e dominoi totalisht ndeshjen, duke e kthyer në një përballje me portierin Pepe Reina. Ky i fundit priti sa mundi, por në minutën e 58-të Korrea e mposhti me një gjuajtje të zgjuar dhe aty ndeshja e Milanit mori fund (jo se kishte nisur ndonjëherë).

Pa fantazinë e Paketasë dhe me emra si Suso e Çalhanoglu tërësisht të shuar, Gatuzo nuk pati asnjë ide për të bërë ndonjë gjë të veçantë dhe Lacio shkoi qetësisht në finale, aq e madhe ishte diferenca në fushë.

Nëse ky Milan do shkojë në Champions, do jetë një mrekulli, ose një dhuratë e Atalantës apo Romës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.