VIDEO | Milani nis të kërcejë samba, Lukas Paketa dhuron spektakël në Xhenoa

Blerja e parë e zyrtarizuar e Milanit këtë merkato ishte Lukas Paketa. Braziliani, i cili u afrua nga Flamengo për shumën e 35 milionë eurove, erdhi me premtime të mëdha, ku një ndër ta ishte se ëndërronte të ndiqte hapat e Rikardo Kakas.

Edhe pse do t’i duhet shumë punë për të arritur legjendën Kaka, Lukas Paketa e ka nisur aventurën e tij në Milano në mënyrën më të mirë të mundshme. Paraqitje fantastike në të treja sfidat që ka luajtur, si ndaj Sampdorias në Kupë, po dhe ndaj Juventusit në Superkupë. Qershia mbi tortë ishte paraqitja e dhuruar ditën e sotme në transfertën e Xhenoas, ku vetëm shënimi i golit i mungoi.

Driblime, forcë, topa të rikuperuar, si dhe “regjisor” i ekipit kuqezi. Duket se Milani ka nisur të kërcejë samba dhe kjo gjë konfirmohet dhe nga ky driblim “alla-Ronaldinjo” i mesfushorit 21-vjeçar, i cili la Daniele Besën të shtangur. Kalim, i gjithi për t’u shijuar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *