VIDEO/ Milani fiton mes çmendurisë, heroi nga stoli zgjon “djallin” në minutat ekstreme

Një ndeshje e çmendur ishte ajo e sotmja mes Milanit dhe Udinezes që përfundoi me shifrat 3-2. Ndeshja do të niste me një gafë të Donarummas në minutën e 6 të takimit, duke bërë që Larsen të kalojë Udinezen në avantazh.

Pjesa e dytë e gjen Milanin më të motivuar për të shënuar dhe në minutën e 46 Pioli vendos të hedhë në fushë kroatin Ante Rebiç. Këtij të fundit i mjaftuan vetëm 2 minuta që të rikthente baraspeshën në këtë takim. Ndërsa më pas do të ishte Hernandez që me perlën e tij nga jashtë zone ngre peshë shpresat e kuqezinjve.

Por 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Lasagna do të vendoste përkohësisht heshtjen në “San Siro”, duke shënuar të dytin për skuadrën e tij.Megjithatë çmenduaria do të vazhdonte sërish, pasi Rebiç kthehet në heroin e takimit, duke zgjuar sërish “djallin”, që me anë të golit në minutën e 3 të kohës shtesë bën që Milani t’i gëzohet 3 pikëve në këtë përballje./Sport Ekspres/