VIDEO/ Migjen Basha nuk ndalet në Australi, tjetër gol i shënuar nga mesfushori

Migjen Basha duket se ka rilindur në Australi. Mesfushori shqiptar ka arritur të shënojë sërish me ekipin e Melburne Victory. Këtë herë ka tundur rrjetën në golin hapës te fitorja me rezultatin 5-0 ndaj Balit. Futbollisti është larguar nga Kombëtarja, por në Australi po përmirëson së tepërmi pikën e dobët, atë të gjetjes së rrjetës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *