VIDEO  | Mesi përdor vetëm të majtën? Ja një dhuratë për Pelenë

Legjenda braziliane Pele shkaktoi shumë bujë me deklaratën e pak ditëve më parë, ku e cilësoi Lionel Mesin, si një lojtar që ka vetëm një aftësi e kësisoj s’ka se si të krahasohet me të. “Nuk mund ta  krahasosh atë me një futbollist që përdorte të dyja këmbët dhe shënonte gola me kokë. Ai (Mesi) gjuan vetëm me të majtën dhe nuk është i mirë në ajër”, tha Pele në një intervistë me medien braziliane.

Ndoshta, 78-vjeçari ka të drejtë… Pele s’ka si të krahasohet me Mesin, pasi ky i fundit e dëshmon dita ditës që është i pakrahasueshëm më këdo. Sot sapo e dha një dëshmi të tillë. “Pleshti” zhbllokoi rezultatin në derbin katanalas me Espanjolin.

“Pleshti” regjistroi golin e 43 me goditje dënimi dhe të mendosh që në vitet e parë të karrierës së tij, argjentinasi nuk shquhej si specialist i goditjeve të dënimit. Goli natyrisht ishte me “armën” e preferuar dhe sipas Pelesë “armën” e vetme: Këmbën e majtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *