VIDEO: Mesi mjaftohet me pak, Barça marshon dhe dhe Kutinjo bëhet armik

0

Nuk ka shënuar Mesi, të paktën për një orë lojë, por në Barcelonë ka pasur spektakël e gola, me blaugranat që kanë fituar 2-1 dhe kanë vazhduar marshimin drejt titullit, duke ruajtur 9 pikët avantazh ndaj Atletikos së Madridit.

Pa u sforcuar shumë, Barcelona kontrolli ndeshjen dhe në minutën e fundit të pjesës së parë Dembele krijoi golin e shënuar nga qendërmbrojtësi Lengle.

Në minutën e 62-të Sociedadi shtangu Camp Noun, duke barazuar me Huanmi, por vetëm dy minuta më vonë Zhordi Alba riktheu Barcelonën në avantazh, pas pasimit final nga Leo Mesi.

Në minutën e 72-të u fut Filipe Kutinjo dhe menjëherë për brazilianin nisën fishkëllimat, nga pjesa më e madhe e tifozëve, për shkak të festimit polemik të fantazistit javën e shkuar. Kuotinjo është nervoz për kritikat, por ka zgjedhur rrugën e gabuar për të shprehur indinjatën e tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.