VIDEO | “Mesi japonez”, ylli i ri i Realit i mahnit të gjithë në Copa America!

0

Takefusa Kubo, ose ndryshe Mesi japonez. Krahasimi me yllin argjentinas, duket se e ka një arsye, pasi lëvizjet e 18-vjeçarit në fushë janë të mahnitshme.

Deri në vitin 2015 ishte pjesë e akademisë së Barcelonës, por FIFA dënoi katalanasit për shkelje të rregullores në lidhje me regjistrimin e të rinjve, ndaj Kubo shkoi në Japoni, ku luajti deri para pak javësh, duke rënë në sy me Jokohaman dhe Tokion.

Kur të mbushte 18 vjeç, japonezi duhet të kthehej te Barcelona, por këtu doli në skenë Reali i Madridit. “Los Blancos” përfituan nga hezitimi i Barcelonës dhe firmosën me Kubon menjëherë, teksa ende nuk dihet sa shpenzoi realisht.

Në ndeshjen e fundit të Japonisë në Copa America, kundër Ekuadorit, Kubo mahniti: 4 driblime të suksesshme nga 6 të tentuara, 32 pasime (78% të sakta), 3 faulle të fituar, 7 shanse të krijuar, 2 raste për gol të krijuar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.