VIDEO | Mesfushori shqiptar shkëlqen në Izrael, Panuçi nuk kujtohet për të

0

Izraeli nuk ka qenë toka e premtuar për futbollistët shqiptar, por ky trend mund të ndryshojë, pasi Valon Ahmedi po e thyen atë “tersin” nëse mund ta quajmë kështu. Mesfushori, i cili këtë verë la Mariborin për të kaluar te skuadra e Ironi Kiriat Shmona vijon të bëjë mirë, pasi edhe në ndeshjen ndaj Makabi Tel Aviv ka qenë protagonist.

24-vjeçari shërbeu saktë në ndeshjen e mbrëmshme nga krahu i majtë, duke i dhënë mundësinë Abuhatzeras që të shënonte golin e avantazhit me koke. Ishte asisti i katërt për mesfushorin e lindur në Ohër për këtë sezon. Ahmedi po ashtu ka mundur që të realizojë dhe një gol në 8 ndeshjet që ka zhvilluar deri më tani.

Nuk i ka mjaftuar ky gol skuadrës së lojtarit kuqezi, pasi miqtë kanë përmbysur rezultatin. Edhe pse është ndeshja e tretë radhazi që Ahmedi po jep kontributin e tij, Panuçi nuk po kujtohet për të edhe pse lojtari po bën mjaft mirë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.