VIDEO | Mesazh special për Gegën, Partizani publikon fjalimin motivues

0

Skënder Gega feston sot ditëlindjen e 55-të. Tekniku tropojan po bën shumë mirë këtë edicion, teksa me Partizanin e tij ka arritur që pas 13 javësh të klasifikohet i pari në renditje. Gega shihet si një prej elementëve kryesor të suksesit të kryeqytetasve, që këtë edicion duket se mund ta tentojnë seriozisht titullin kampion, nëse vijojnë me këto paraqitje siç kanë bërë deri më tani.

Në një ditë kaq speciale nuk kishte si të mungonte dhe urimi i klubit të Partizanit, që ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë, duke publikuar një moment kur trajneri mban fjalim para skuadrës së tij, duke i motivuar këta të fundit në mesin e një ndeshje.

“Ai që punon dhe mendon pozitivisht i shikon sfidat si pengesa për ti kapërcyer dhe si proces të domosdoshëm për tu përmirësuar dhe arritur sa më lart. Një qëndrim pozitiv të jep besim, vendosmëri, këmbëngulje… Të gjitha këto ndihmojnë që të ecim përpara në rrugën e suksesit”, shkruhet në postimin ku i urohet ditëlindja trajneri të Partizanit.

EDHE 100 COACH S. GEGA

Ai që punon dhe mendon pozitivisht i shikon sfidat si pengesa për ti kapërcyer dhe si proçes të domosdoshëm për tu përmirësuar dhe arritur sa më lart. Një qëndrim pozitiv të jep besim, vendosmëri, këmbëngulje… Të gjitha këto ndihmojnë që të ecim përpara në rrugën e suksesit.#PërjetMeTyPartizan?

Gepostet von FK Partizani Albania am Mittwoch, 14. November 2018

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.