VIDEO/ Mes duartrokitjeve të mëdha në Champions League, Reja nderon Hamsik

Ashtu siç edhe ishte planifikuar, në ndeshjen e sotme kundër Genk, Napoli ka mbajtur ceremoninë në nder të Marek Hamsik. Gjithçka është zhvilluar në pushimin mes pjesëve, ku ka pasur një spektakël dritash, muzikë, por gjithashtu në ekranin e madh të stadiumit janë janë shfaqur video me imazhet kur lojtari në fjalë mbante veshur fanellën e kaltër.

Në këtë ceremoni nuk mungoi as trajneri i Kombëtares kuqezi, Edi Reja, i cili i dhuroi ish-kapitenit të Napolit një fanellë të skuadrës italiane në mënyrë simbolike për të treguar vlerësimin dhe respektin që klubi gëzon për Hamsik. Ndërkohë arsyeja pse kjo fanellë erdhi nga duart e Rejës, është pikërisht sepse ky i fundit ka qenë trajneri i parë i mesfushorit sllovak./Sport Ekspres/