VIDEO/ Merrë pjesë edhe Elseid Hysaj, shihni “tiki-takan” e Napolit të Gatuzos që trullosë 5 lojtarë

Nga Klaudio Ndreca

Napoli nuk ka shkuar më tepër sesa barazimi 1-1 në transfertën e djeshme ndaj Bolonjës. Një takim ky që ishte i veçantë për Elseid Hysajn pasi festonte ndeshjen e 300 me këtë ekip dhe prandaj Gatuzo do t’i besonte shiritin e kapitenit në krahë.

Fatkeqësisht për mbrojtësin shkodran që nuk doli me tre pikët nga kjo transfertë, ku në fakt më dominuese ishte Bolonja. Madje vendasit do të realizonin edhe dy gola që janë anuluar me ndihmën e VAR-it. Gjithsesi Napoli mund ta kishte mbyllur ndeshjen edhe në fitore, nëse në minutën e 72 Mertens do të kishte treguar më shumë vëmendje. Nëse ky gol do të realizohej atëherë do të merrte një shpërndarje dhe jehonë të gjërë në mediat e Europës.

Ekipi i Gatuzos del me “tiki-taka” nga krahu i mbrojtjes së majtë për të kaluar në sulm, atje ku mes shumë pasimeve që kanë trullosur 5 lojtarët e Bolonjës ka marrë pjesë edhe Elseid Hysaj. Lehtësisht mund të vërehet dora e trajnerit të Napolit në këto skema për të kuptuar se do ta kemi Gatuzon si trajner, në nivelin e futbollistit që ishte dikur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *