VIDEO | Merr fund rezistenca, driblohet Van Dijk

Virxhil Van Dijk ka mbyllur një sezon të mrekullueshëm, që e kurorëzoi me fitimin e Championsit. Rekordi më i veçantë i tij kishte të bëhej me driblimet. Mbrojtësi ishte i pakalueshëm sezonin e shkuar, duke mos u dribluar asnjë herë nga asnjë kundërshtar, madje as Mesi.

Megjithatë, gjithçka e ka një fund. Pas plot 65 ndeshjesh Van Dijk është thyer. Ka qenë braziliani Gabriel Hezus që e ka prishur rekordin e gjigantit të mbrojtjes. Kjo gjë nuk ndodhte që nga marsi i vitit 2018. Mbrëmja e djeshme ka shkuar ters për holandezin që me Liverpulin e tij humbi edhe trofeun e “Community Shield” ndaj Sitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *