VIDEO | Merr fund pritja, Guri gjen golin në kampionat

Sindrit Guri është rikthyer të shënojë në kampionatin belg pas më shumë se gjashtë muajsh. Sulmuesi shkodran barazoi shifrat në takimin midis Ostendes dhe Cercle Bryzh me anë të një goditje me kokë në minutën e 75-të.

Goli  i fundit i Gurit në kampionatin belg datonte më 5 gusht, ku gjeti rrugën e rrjetës përballë Anderlehtit. Që prej asaj ndeshjeje Guri nuk arriti të gjente golin në 16 ndeshjet e ardhshme ku u aktivizua.

Gjashtë minuta më vonë futbollisti shqiptar fitoi një penallti për të tijtë që u ekzekutua nga belgu Bonen, që edhe pse gaboi në ekzekutim e shleu duke shtyrë topin në rrjetë pas pritjes së portierit. Avantazhi i Ostendes zgjati pak, pasi në minutat e fundit të takimit Kilian Hazard barazoi shifrat në 2 – 2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *