VIDEO | Merr fund pritja 34-vjeçare, PAOK-u kthen titullin në Selanik

PAOK është shpallur zyrtarisht kampion i Greqisë për të tretën herë në histori. Klubi nga Selaniku mundi 5 – 0 Levadhiakosin, duke i dhënë fund kështu një pritje 34-vjeccare për titullin kampion.

Teksa ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur kampionët e Greqisë mbeten ende të pamposhtur në kampionat ku kanë regjistruar 24 fitore dhe pesë barazime.

Në fund të ndeshjes në qendër të fushës u montua një skenë ku do të zhvillohet festa e titullit deri në orët e vona të natës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *