VIDEO/ Mëkat! Super gol i Kutrones ndaj Napolit, ia anullojnë dhe e ndalin vetëm arbitrat

Kutrone duket të jetë i rikthyer në Seria A për të marrë sërish vëmendjen e të gjithëve. Me ekipin e Fiorentinës arriti të shënonte ndaj Atalantës në debutim, pikërisht në turin e kaluar për Kupën e Italisë.

Një aksion që do të niste dhe përfundonte nga këmbët e Kutrones. Ndërkohë një gol i mrekullueshëm është shënuar edhe ndaj Napolit në mbrëmjen e sotme, megjithëse i anulluar me të drejtë për pozicion jashtë loje. Në minutën e 31 do të ishte një kthesë e menjëhershme e Kutrones që do e dërgonte topin në cepin e rrjetës. Mëkat që një realizim i tillë nuk është quajtur, por vendosja e Napolit ishte e duhura në atë rast. /Sport Ekspres/