VIDEO/ Me zemër të ngrirë! Humb penallti në sekondë të fundit, Skënderbeu-Teuta i ka të gjitha

Skënderbeu ka arritur të fitojë me rezultatin 3-2 ndaj Teutës, në ndeshjen që sapo është mbyllur. Tre herë kanë kaluar në avantazh korçarët, ndërsa ka pasur gola dhe spektakël. Bregu kaloi fillimisht në avantazh me kokë vendasit, por Kallaku solli menjëherë barazimin.

Dita do të gjente avantazhin para mbylljes së pjesës së parë nëpërmjet një 11-metërshi, por në minutën e 49, ishte Cyrbja që riktheu edhe njëherë ekuilibrat e takimit. Shumë gola në Korçë dhe sërish Bregu në minutën e 74 riktheu avantazhin. Kur pritej që kjo të ishte fundi i një drame të luajtur, portieri Koliçi ka pritur një penallti në minutë të fundit. /Sport Ekspres/

 

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Pollozhani, Pëllumbi, Imami, Daja, Taipi, Dita, Gripshi, Bregu, Mensah.

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Herljic, Kuros, E.Vila, Avdyli, Kallaku, F.Beqja, Çyrbja, Kulibali.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *