VIDEO | Më shumë se gjashtë muaj pritje, Cikalleshi rikthehet te goli

Sokol Cikalleshi më në fund ka parë dritë në fund të tunelit. Sulmuesi kuqezi ka arritur që të gjejë rrugën e rrjetës ditën e sotme, në ndeshjen e Kupës së Turqisë mes Gëztepes dhe Çengelkiosporit. Kavajasi arriti që të shënonte në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 66-të, duke me të djathtën e tij realizoi golin e tretë për skuadrën e tij.

Në ndeshje zyrtare Cikallehsi nuk shënonte në mesin e muajit prill, afro 6 muaj e gjysmë. Gëztepe arriti që të fitonte 4-0 dhe Cikalleshi luajti për 90 minuta. Pozitive diçka e tillë, pasi Kombëtarja e Shqipërisë ka vuajtur shumë në sulm dhe rikthimi i tij mund t’i krijojë komoditetin Panuçit për të pasur një alternativë më shumë në repartin e avancuar.

https://www.facebook.com/GozGozTv/videos/318497242065295/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *