VIDEO/ Me pamjen e Kristiano Ronaldos, Armando Sadiku në super formë me golat në stërvitje

Armando Sadiku është duke u kthyer frikshëm për të luajtur sërish me Malagan. Sulmuesi shqiptar po stërvitet dhe tregon nuhatjen që ka me portën duke e tundur lehtësisht rrjetën.

Gjithashtu edhe me një ndryshim të pamjes. Me flokët e kapura lart si Kristiano Ronaldo, Sadiku kërkon ngjashmërinë me klasin e portugezit edhe në paraqitjen e jashtme. Këtu duhet theksuar fakti se Sadiku ka rigjetur veten te Malaga, ndërsa është duke pritur edhe rikthimin te Levante në La Liga, nëse do të kërkohet një gjë e tillë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *