VIDEO | Më në fund, Ronaldo thyen “mallkimin” kundër Interit

Plot 585 ditë pa shnëuar nga një goditje dënimi, goditje që po ktheheshin në mallkim për Kristiano Ronaldon. Ylli portugez më në fund me pak fat ka arritur të dërgojë topin në rrjetë nga një rast i tillë ditën e sotme në barazimin 1-1 ndaj Interit në ”International Champions Cup”.

Një mënyrë shënimi që 34-vjeçari ka ngelur pak mbrapa nga Mesi, ndërkohë që ky i fundit e ka çuar në një dimension tjetër këtë model goli. Me rrjetën e fundit juventini shpreson të hapë serinë e shumë të tjerëve për të kapur Leon. Megjithatë në numra të përgjithshëm Ronaldo qëndron akoma më sipër mesit me 55 gola, kundrejt 48 të argjentinasit me goditje dënimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *