VIDEO/ Me fat të jetosh në kohën e Lionel Mesit, “jashtëtokësori” të mahnit me kryeveprat

Lionel Mesi është një prej lojtarëve më të mirë në të gjitha kohërat. Kjo është e ditur prej kohësh, por pavarësisht kalimit të viteve, ylli argjentinas po vazhdon të luajë në nivelet më larta. Në fitoren që Barcelona ka arritur të marrë me rezultatin 4-1 ndaj Celta Vigos, tre gola do të vinin pikërisht nga ky lojtar.

Por realizimi i parë me penallti duhet të anashkalohet, përpara atyre dy goditjeve të dënimit identike që i shënon aq lehtësisht si të ishin edhe ato nga 11-metra distanca. Me qetësinë olimpike shkon për të goditur topin dhe e dërgon në cepin e rrjetës, atje ku portieri kundërshtar nuk mund të arrijë dot. Kjo e përsëritur dy herë nuk i lë asnjë mundësi Celta Vigos për të reaguar, pasi nuk ka asnjë mënyrë sesi të ndalosh gola të tillë. Më pas do të ishte Busquets që do të vuloste fitoren në shifrat 4-1. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/Alex_sportsxtra/status/1193279156055937024