VIDEO | Mbyllet përfundimisht takimi, vendosin arbitrat

Besa-Bylisi është kryendeshja e javës në Kategorinë e Parë. Dy skuadrat ndahen mes tyre me tre pikë dhe ballshiotët synojnë të ruajnë diferencën minimalisht. Kavajasit duan tre pikët dhe ta lënë gjithçka për ndeshjen e fundit në Ballsh. Takimi në Kavajë ka nisur.

Kategoria e Parë – Java 23
E shtunë, më 13 prill, ora 15:00

BESA-BYLIS 0-1
Shënues:
Antoni 19′

Karton i kuq: Danaj 75’

EPISODET –

80’ – Ndërpritet ndeshja në Kavajë. Gjyqtari Klajdi Kola merr vendimin për ta ndërprerë takimin, pasi asistenti i tij i godit me shishe nga tribuna.

75’ – Danaj bën një ndërhyrje shumë të ashpër kundër sulmuesit të Bylisit dhe ndëshkohet menjëherë me karton të kuq nga gjyqtari Kola. Besa me 10 futbollistë.

57’ – Shumë tension në Kavajë. Shishet hidhen pa pushuar në fushën e lojës dhe gjyqtari ndërpret takimin për thuajse 3 minuta. Gjithsesi, pasi paralajmëroi kapitenin e Besës, takimi rifilloi

46′ – Murataj pranë portës nuk arrin ta dërgojë dot topin në rrjetë. Mundësi e artë

45+2′ – Mziu lëshon një silurë nga distanca, portieri Mario Bytyçi i kundërpërgjigjet duke e devijuar topin. Këndore për Besën.

45′ – Peposhi përparon nga e majta, kroson në zonë për Guindo. Sulmuesi e devijoi topin pak mbi traun e portës. Mundësi e mirë e Bylisit.

29′ – Antoni bën një ndërhyrje dhe ka tension. Tifozët nuk durojnë dhe lumë shishesh u hodhën në fushën e blertë.

19′ – GOOOOL Antoni merr një top në zonë dhe i vetëm me portierin Miraka arrin të realizojë. Ballshiotët në festë. Kavajasit protestojnë për faull.

PRETENDIMET PËR PENALLTI

15′ – Guindo, sulmuesi i Bylisit, fluturimthi në hyrje të zonës gjuajti krejtësisht gabim. Lojtari i ballshiotëve nuk arriti të koordinohej

8′ – Cara provon me një goditje dënimi, Janku me kokë largon rrezikun. Sinjali i parë i verdhezinjve

Besa: Miraka, Çaço, Danaj, Dikson, Biba, Mëlluxha, Mëziu, Ndraxhi, Cara (Thaci 55′), Çelhaka, Onuh. Trajner: Gugash Magani

Bylisi: Bytyçi, Samda, Kullira, Janku, Peposhi, Zefi, Lamçja, Murataj, Antoni, Guindo, Kofi. Trajner: Veljko Dovedan

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Denis Rexha, Denis Agaraj
Karton i verdhë: Antoni 20′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *