VIDEO/ Mbyllën dyert kundër Dortmundit, tifozët e PSG-së dalin kundër rregullave

Përhapja e madhe e koronavirusit ka bërë që shumë federata të marrin masa, duke nisur që nga kyçja e dyerve të stadiumeve për tifozët. Një rrugë e tillë është ndjekur edhe në Francë, ku përveç ndeshjeve të kampionatit, edhe sfida e sotme e vlefshme për Champions League mes PSG-së dhe Dortmundit do të luhet pa praninë e tifozëve.

Por këta të fundit edhe pse nuk do të jenë në shkallët e stadiumit sërish nuk janë ndalur për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës. Një grup i madh tifozësh kanë qenë pranë stadiumit ku me tymëse në duar e me brohorima kanë pritur kalimin e autobusit të lojtarëve të PSG-së. Një veprim ky që zhvlerëson vendimin e federatës dhe UEFA-s për ndeshje me dyer të mbyllura, teksa koronavirusi nuk i ka trembur aspak tifozët parisienë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *