VIDEO/ Mbrojtja e Luftëtarit nuk bind sërish, Laçi merr 3 pikët për zonën e Europës

Live, Laçi – Luftëtari 2-0, Kukaj 2‘ (autogol), Xhixha 40‘, Lala 50′ (autogol)/ Mehmetllari 85′ (p)

Laçi ka fituar ditën e sotme me shifrat 3-1 kundër Luftëtarit. 3 pikë këto që e dërgojnë përkohësisht në vendin e 3-të, që të jep një biletë për në Europë. Seria e golave është hapur shumë shpejt, teksa që në minutën e 2-të të takimit kurbinasit kanë kaluar në avantazh. Një gol i falur nga mbrojtësi Kukaj, që do të bënte sulmuesin dhe do të dërgonte topin në rrjetën e tij. I dyti do të vinte sërish në pjesën e parë, ku në minutën e 40 prapavija e bluzinjve çalon sërish dhe në rrëmujë e sipër Xhixha dyfishon gjithçka.

Pjesa e dytë rezervoi edhe 2 gola të tjerë. Fillimisht Nuabueze hyn në zonë, kalon portierin dhe në momentin kur mbetej vetëm pak për të kaluar vijën fatale, shtyrjen e fundit e jep Lala. Një tjetër autogol, që i heq kështu një gol nga këmbët sulmuesit amerikan, i cili lufton për këpucën e artë të Superiores. Luftëtari më pas do të gjente golin e nderit vetëm 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, ku Mehmetllari tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *