VIDEO/ Mbrojtja e Chelseat me vendosjen skandaloze, i hapet rruga Aston Vilës për golin

Aston Villa është duke fituar në shifrat 1-0 ndaj Chelseat, ndërsa “Premier League” është kthyer me spektaklin pas rënies së pandemisë. Hause ka realizuar golin e vetëm deri në këtë momente, duke mos gabuar në minutën e 43 të takimit.

Pas një goditje dënimi dhe zhvillimit të saj, vendosja e mbrojtjes së Chelsea ishte tërësisht për t’u harruar. Bëhej fjalë për një “distancim social” të tepruar përpara portës së tyre, duke i krijuar rivalit të gjithë terrenin për të shënuar. Ekipi i Lampard është hedhur i gjithi në sulm për të kërkuar barazimin e rezultatit, teksa është duke u zhvilluar pjesa e dytë, por ende pa ia arritur qëllimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *