VIDEO/ Mbrojtësi me gol nga 25 metra, lojtari që Shqipëria e fitoi ndaj Greqisë vlen shumë në Angli

Rezart Rama është një pjesë e rëndësishme e Notingham Forest. Aktualisht është pjesë e të rinjëve, por këtij futbollisti i është garantuar kalimi në skuadrën e parë në kohën e përshtatshme. Ndërkohë vazhdon të bind gjithmonë e më shumë sa i përket ekipit U-23.

Ditën e sotme Notingham Forest ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Sheffield United, duke marrë kryesimin e tabelës në kampionat. Goli i vetëm erdhi pikërisht nga Rezart Rama, me një gjuajtje fantastike nga 25 metra që përfundoi në rrjetë. Mbrojtësi në fjalë është marrë nga Shqipëria pas një “lufte” të madhe me Greqinë, pasi po kërkohej vazhdimisht nga fqinjët. /Sport Ekspres/