VIDEO/ Mavraj entuziast, humor me Bashën rrugëve të Greqisë

Mërgim Mavraj është bashkuar sot me skuadrën e re të Arisit. Edhe pse vetëm në ditën e parë, mbrojtësi duket se është mjaft i lumtur dhe entuziast. Nuk do të jetë i vetmi lojtar shqiptar në skuadrën e Selanikut, pasi pak javë më parë në këtë ekip u transferua dhe Migjen Basha.

Mavraj i ka shakatë shumë merak dhe diccka të tillë e dëshmon herë pas herë. Sot pasdite, Basha i ka bërë shoqëri 32-vjeccarit dhe ka dalë rrugëve të qytetit dhe për ta njohur me zonën, por sigurisht që tifozët kanë pasur mundësinë që të bëjnë foto. Duke qenë se Basha ka pak më shumë kohë në Greqi njihet nga fansat.

Mavraj ka shfrytëzuar momentin për të vënë në lojë mesfushorin, i cili pozonte me një fëmijë, duke e thirrur këtë të fundit me theksin që e thërrasin tifozët grek. Po ashtu në foton e postuar më herët, maraj i referohet shokut të tij të skuadrës me nofkën “plaku”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *