VIDEO | Mavericks “zhdëpin” Warriors, rrëshqasin Celtics dhe 76ers

0

Golden State Warriors janë thyer nga Dallas Mavericks 91-126. Pa Stephen Curry, kampionët në fuqi u thyen në një ndeshje ku spikati Luka Donçiç me “triple-double”: 23 pikë, 10 asiste, 11 rikuperime. Dirk Nowitzki gjithashtu bëri një ndeshje shumë të mirë, duke shënuar 21 pikë. Klay Thompson realizoi vetëm 8 pikë, kurse Kevin Durant 25.

Kemba Walker (36 pikë, 9 asiste, 11 rikuperime) ishte lideri i Charlotte Hornets në triumfin 124-117 kundër Boston Celtics. Kyrie Irving (31 pikë, 6 asiste, 7 rikuperime) dhe Jaylen Brown (29 pikë, 4 asiste, 4 rikuperime) ishin në formë të mirë për Celtics, por në fund dolën të mposhtur.

Utah Jazz bëri detyrën, duke fituar 83-114 kundër Chicago Bulls. Atlanta Hawks ka befasuar Philadelphia 76ers, pasi fitoi 129-127. Trae Young ishte më i miri në parket, teksa shënoi 32 pikë, dha 11 asiste e rikuperoi 6 topa. Joel Embiid u ndal në 27 pikë, ndërkohë që rikuperoi 12 topa. Paraqitja e tij nuk e shmangu humbjen e 76ers.

Charlotte Hornets-Boston Celtics 124-117
Washington Wizards-Miami Heat 108-113
Atlanta Hawks-Philadelphia 76ers 129-127
Memphis Grizzlies-Minnesota Timberwolves 99-112
Chicago Bulls-Utah Jazz 83-114
Golden State Warriors-Dallas Mavericks 91-126
Portland Trail Blazers-Detroit Pistons 117-112
Sacramento Kings-Phoenix Suns 112-103

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.