VIDEO/ Marsejës nuk i duhet Baloteli, e nis me poker dhe… VAR!

Kampionati francez ka startuar sonte dhe sigurisht që nuk mund të mos kishte “fishekzjarrë”… Ka menduar Olimpik Marseja e Rudi Garsias për të dhuruar spektakël në një “Velodrome” ku ishin të pranishëm plot 64 mijë tifozë…

Dhe, nëse në merkato u kërkua me ngulm Baloteli për të zgjidhur problemin e golave, mund të bëhet edhe pa të, pasi fitorja 4-0 në debutim ndaj Tuluzës është mesazhi më i fortë…

https://www.youtube.com/watch?v=efYnkhFuMIQ

E udhëhequr nga një super Dimitri Paje me dy golat e parë, Marseja ka shënuar më pas në 1 minutë përpara fundit, me Zhermen dhe Thoven (89’ dhe 90’), duke mbyllur gjithçka.

Për t’u theksuar që edhe për të parën herë teknologjia VAR ka vendosur në Francë, e futur këtë sezon. Një 11-të metërsh i shndërruar në gol nga Paje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *