VIDEO | Marquez buzëqesh, Lorenzo i përplas të gjithë

Marc Marquez ka triumfuar në Barcelonë, duke fituar një garë që pati disa incidente. Spanjolli ia doli ta kalonte i pari vijën e finishit, i ndjekur nga Fabio Quartararo me Yamaha. Danilo Petrucci, me Ducati, ishte piloti tjetër që plotësoi podiumin.

Gara nisi me një incident, teksa Jorge Lorenzo që në xhiron e dytë rrëshqiti dhe nxori nga gara edhe tre pilotë të tjerë. Në rrëshqitje ai pengoi edhe Andrea Dovizioso, Maverick Vinales dhe Valentino Rossi. Të katërt e mbyllën garën menjëherë.

Cal Crutchlow ishte një tjetër pilot që e mbylli garën para kohe, pasi përfundoi në pistë. Ndërkohë Lorenzo ka shprehur keqardhjen e tij për faktin që nxori nga gara edhe tre pilotët e tjerë. “Më vjen keq për të tjerët, do kisha dashur të bija vetëm unë”, është shprehur piloti spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *