(VIDEO) Maradona “tapë”, intervista më absurde në histori!

Diego Maradona po e udhëheq skuadrën meksikane Dorados drejt ngjitjes në divizionin e parë, sepse tashmë ka siguruar kualifikimin për në finalen e madhe në play-off, por ish-Pibe de Oro mbetet gjithnjë në qendër të vëmendjes edhe për absurditetet që e rrethojnë.

Një intervistë pas ndeshjes së fundit të Dorados, në ndeshjen kundër Huarez, është bërë objekt humori dhe debati, sepse Maradona pati një pauzë aq të gjatë, sa mund të ishte luajtur edhe një pjesë tjetër loje dhe ai të mos e mbaronte fjalinë.

Pyetja e gazetarit ishte në lidhje me nivelin e kampionatit meksikan, por 58-vjeçari me sa duket ishte “tapë”, sepse nuk ka si shpjegohet ndryshe ajo që ndodhi më pas. Shihni videon…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *