VIDEO | Mançester Junajtid i pagabueshëm, Rashford mjafton ndaj Leisterit

0

Mançester Junajtid nuk gabon në transfertën e vështirë të Leisterit dhe arrin të triumfojë minimalisht me golin e shënuar nga Markus Rashford në pjesën e parë. Ekipi i Solskjaer, vijon formën e mirë dhe nuk i ndahet Çelsit të vendit të katër, me të cilin ka një diferencë, prej vetëm dy pikësh.

Sfida nisi në mënyrë perfekte për “Red Devils”, të cilët kaluan në avantazh vetëm pas nëntë minutash lojë. Pol Pogba, tregohet dhe një herë fenomenal, teksa me një super asist, gjen të lirë Markus Rashford, i cili nuk zhgënjen i vetëm përballë portierit.

Më pas, pjesën më të madhe të ndeshjes, Mançesteri u përpoq të administronte. Leister u mundua deri në momentet e fundit, por De Gea, dukej i pakalueshëm. Marsial e Lukaku në fundin e takimit kishin raste ideale për të mbyllur gjithçka, por nuk arritën të ishin të saktë. Kështu, çdo gjë përfundoi me fitoren minimale të ekipit të Solskjaer.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.