VIDEO / Manaj në spital mbas ndërhyrjes makabër, “agresori” nuk harron ta vizitojë

Një natë për t’u harruar ajo e djeshmja për sulmuesin e kombëtares shqiptare Rei Manaj. 21-vjeçari humbi ndjenjat në transfertën e Albasetes ndaj Granadës së vendit të parë.

Sulmuesi shqiptar u shoqërua me barrelë jashtë fushës e më pas u nis drejt spitalit, pas një ndërhyrje të mbrojtësit të Granadës German Sançez, i cili në përpjekje e sipër për të larguar topin goditi fytyrën e Manajt.

Pak minuta mbas incidentit të mësipërm, klubi i Albasetes njoftoi se sulmuesi ishte transportuar drejt spitalit për të ekzaminuar shkallën e dëmtimit në kafkën e lojtarit. Takimi përfundoi me rezultatin 1-1.

Sipas asaj që raporton “MARCA”, mbrojtësi German Sançez, i cili shkaktoi faullin e rëndë u nis menjëherë drejt spitalit për të takuar Manaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *