VIDEO | Mallkimi i kuq vazhdon, Siti fiton titullin me përmbysje

0

Tifozët e Liverpulit filluan të besonin se mrekullia mund të ndodhte pas avantazhit të Brajtonit, por goli i Mërrej ishte vetëm një iluzion. Mançester Siti reagoi shpejt, përmbysi rezultatin, triumfoi me “poker” golash dhe fitoi titullin kampion.

Liverpulit i duhet të presë akoma, ndërsa trofeu i madh i futbollit anglez mungon që nga viti 1990 në qytetin e “Beatles”. Djemtë e Klop bënë detyrën dhe mposhtën në shtëpi ekipin e Ulvërhempton me rezultatin 2-0.

Dygolëshi i Sadio Mane, i cili u shpall golashënuesi më i mirë bashkë me Salah dhe Obamejang (me nga 22 gola) i dha fitoren vendasve, të cilët e mbyllën kampionatin fantastik me 97 pikë, por që fatkeqësisht nuk mjaftuan për fitimin e titullit.

Pep Guardiola dhe tifozët e “Citizens” u trishtuan shumë kur Glen Mërrej kaloi Brajtonin në avantazh në minutën e 27-të. Ekipit nga Mançester i bënte punë vetëm fitorja dhe Sergio Aguero riktheu qetësinë pas vetëm një minutë.

Francezi Laporte kaloi ekipin e tij në avantazh pa u mbyllur pjesa e parë dhe tashmë Siti ishte kampion i Anglisë. Golat e Mahrez dhe Gyndogan në pjesën e dytë vulosën gjithçka dhe festa nisi, pasi Siti e mbylli sezonin me 98 pikë!

 

Ky ishte titulli i dytë rresht me Guardiolën në stol dhe i gjashti në historinë e klubit. Llogaritë e tjera ishin mbyllur prej kohësh dhe java e fundit e Premier Ligës u mbyll me plot 36 gola të shënuar.

Brajton-Mançester Siti 1-4
(Mërrej 27’ / Aguero 28’, Laport 38’, Mahrez 63’, Gyndogan 72’)

Bërnlej-Arsenal 1-3
(Barnes 65’ / Obamejang 52’, 63’, Nketiah 90+4’)

Kristal Palas-Bornmuth 5-3
(Batshuaj 24’, 32’, Simpson (aut) 37’, Van Anholt 65’, Tounsend 80’ / Lerma 45’, Ibe 56’, King 73’)

Fulhem-Njukasëll 0-4
(Shelvi 9’, Perez 11’, Shar 61’, Rondon 90’)

Leister-Çelsi 0-0

Liverpul-Ulvërhempton 2-0
(Mane 17’, 81’)

Mançester Junajtid-Kardif 0-2
(Mendez-Laing (pen) 23’, 54’)

Sauthempton-Hadërsfilld 1-1
(Redmond 41’ / Pritçard 55’)

Totenhem-Everton 2-2
(Dajwr 3’, Eriksen 75’ / Uollkot 69’, Tosun 72’)

Uotford-Uest Hem 1-4|
(Delofeu 46’ / Nobwll 15’, 78’, Lanzini 39’, Arnautoviç 71’)

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.