VIDEO | Mallkimi i Francës vazhdon, Spanja nuk e lëshon “fronin” e Europës

Përfaqësuesja spanjolle e femrave në Basketboll është shpallur fituese e Europianit. “La Roja” ka mundur në finale Francën me rezultatin e thellë 86 – 66.  Marta Çargaj ishte lojtarja më e mirë e ndeshej duke shënuar 23 pikë, por çmimi për lojtaren më të mirë të turneut e mori basketbollistja me origjinë senegaleze Astur Ndur.

Kjo është hera e dytë radhazi që spanjollet shpallen kampione të Europës dhe e katërta herë në histori. Ndërkohë, finalja është kthyer në makth për francezët të cilat kanë arritur në ndeshjen e fundit të kompeticionet në katërt turnetë  e fundit, por në katërta rastet kanë dalë nga parketi me kokën ulur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *