VIDEO | “Makineria” Harden nuk i bën punë Rockets, Kuzma nderon Lakers

Houston Rockets nuk ia ka dalë të përballojë forcën e Milwaukee Bucks, që triumfoi me rezultatin 109-116. James Harden si zakonisht ka qenë në lartësinë e duhur dhe këtë herë arriti të shënojë 42 pikë, si dhe asistoi 6 herë e rikuperoi 11 topa. Kundërshtari ishte më solid dhe Giannis Antetokounmpo ishte lideri me 27 pikë, 5 asiste dhe 21 topa të rikuperuar. Malcolm Brogdon gjithashtu shënoi 24 pikë në fitoren e 29-të të Bucks.

Kyle Kuzma ishte i papërmbajtshëm në fitoren e Los Angeles Lakers kundër Detroit Pistons. Një takim që përfundoi 113-100 dhe Kuzma arriti të realizojë 41 pikë. Një rekord për basketbollistin e Lakers. Rikthehet te fitorja Dallas Mavericks, që kaloi me sukses Phoenix Suns me shifrat 104-94.

Donovan Mitchell, me 33 pikët e shënuara, udhëhoqi Utah Jazz në fitoren 106-93 kundër Orlando Magic. Boston Celtics likuiduan 135-108 Indiana Pacers, ndërkohë që bie në sy edhe triumfi 96-86 i Memphis Grizzlies ndaj San Antonio Spurs. Marc Gasol ishte “ylli” i ndeshjes, me 26 pikë e 14 topa të rikuperuar.

Boston Celtics-Indiana Pacers 135-108
Washington Wizards-Philadelphia 76ers 123-106
Brooklyn Nets-Atlanta Hawks 116-100
Houston Rockets-Milwaukee Bucks 109-116
Memphis Grizzlies-San Antonio Spurs 96-86
New Orleans Pelicans-Cleveland Cavaliers 140-124
Dallas Mavericks-Phoenix Suns 104-94
Utah Jazz-Orlando Magic 106-93
Portland Trail Blazers-Chicago Bulls 124-112
Los Angeles Lakers-Detroit Pistons 113-100

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *